Site icon Telegrafi

Fituesi i përballjes Aston Villa – Derby County, do t’i fitojë 192 milionë euro

Aston Villa dhe Derby County do të përballen në kuadër të finales së ‘play-offit’, ndeshje kjo që zhvillohet për një vend në Ligën Premier.

Deloitte Sports Business Group ka bërë të ditur se fituesi i kësaj ndeshjeje jo vetëm që do të inkuadrohet në elitën angleze, por do t’i fitojë më së paku 192 milionë euro nga transmetimet televizive dhe reklamat e ndryshme.

Kjo shumë mund të shkojë madje në 340 milionë euro nëse klubi që promovohet në Ligën Premier e shmang rënien nga liga në sezonin e parë, shkruan CNN.

John Terry dhe Frank Lampard kur ishin te Chelsea (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ndeshja në mes të Derby Countyt dhe Aston Villas do t’i vë përballë edhe dy shokë të ngushtë dhe dy ish-bashkëlojtarë te Chelsea, Frank Lampard dhe John Terry. Lampard është trajner i Derbyt, ndërsa kapiteni legjendar i skuadrës londineze është asistent i trajnerit Dean Smith te Villa.

Lexo po ashtu Dikur fituan gjithçka me Chelsean, por të hënën do të jenë kundërshtar të njëri-tjetrit

Përballja në mes të dy skuadra do të zhvillohet sot (27 maj) nga ora 16:00 në Wembley, e që do të ketë një shikueshmëri të lartë posaçërisht në Angli, pasi do të mësohet emri skuadrës që do të garojë në sezonin e ri në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version