Telegrafi

Fituesi më i madh i këtij Botërori, ishte lexuesi i Telegrafit: Katër parashikuesit më të mirë shpërblehen me iPhone X, pushim në Stamboll, laptop dhe Sony SmartBand

Fituesit e lojës shpërblyese në portalin Telegrafi e vlefshme për Kampionatin Botëror 2018

Një tjetër ngjarje e madhe sportive, një tjetër mbulim special nga Telegrafi.

Portali ynë krijoi një rubrikë të veçantë për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, ku përveç informacioneve në kuadër të kësaj gare kishte edhe lojën shpërblyese.

Vendi i parë u shpërblye me një iPhone X (Albin Kodra), kurse tre të tjerët me anë të shorit morën një nga shpërblimet: Pushim në Stamboll (Muhamed Krasniqi), Laptop (Naim Berisha) dhe Sony SmartBand (Berat Mehmeti).

Pasi transparenca ishte kryefjala e kësaj loje shpërblyese, Telegrafi realizoi një video me të katër fituesit.

Por, këta nuk ishin fituesit e vetëm nga ky Kampionat Botëror.

Renditja finale e katër parashikuesve më të mirë në mesin e mbi 6000 personave të regjistruar 

Faqja jonë e Facebookut, Telegrafi Sport, dhuroi mbi 60 fanella të përfaqësueseve të ndryshme.

Nuk duhet harruar edhe 60 bileta të dhuruara në Cineplexx në Prishtinë.

Lexo po ashtu Botërori 2018: Telegrafi dha me sukses testin te lexuesi: Mbulimin special, dhurata dhe informim i drejtë (Statistika)

Së shpejti do fillojnë edhe top pesë ligat e mëdha evropiane në botën e futbollit, kështu që iu ftojmë të na ndiqni pasi do kemi shumë befasi tjera. /Telegrafi/