Një tjetër ngjarje e madhe sportive, një tjetër mbulim special nga Telegrafi.
Portali ynë krijoi një rubrikë të veçantë për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, ku përveç informacioneve në kuadër të kësaj gare kishte edhe lojën shpërblyese.
Vendi i parë u shpërblye me një iPhone X (Albin Kodra), kurse tre të tjerët me anë të shorit morën një nga shpërblimet: Pushim në Stamboll (Muhamed Krasniqi), Laptop (Naim Berisha) dhe Sony SmartBand (Berat Mehmeti).
Pasi transparenca ishte kryefjala e kësaj loje shpërblyese, Telegrafi realizoi një video me të katër fituesit.
Por, këta nuk ishin fituesit e vetëm nga ky Kampionat Botëror.
Faqja jonë e Facebookut, Telegrafi Sport, dhuroi mbi 60 fanella të përfaqësueseve të ndryshme.
Nuk duhet harruar edhe 60 bileta të dhuruara në Cineplexx në Prishtinë.
Së shpejti do fillojnë edhe top pesë ligat e mëdha evropiane në botën e futbollit, kështu që iu ftojmë të na ndiqni pasi do kemi shumë befasi tjera. /Telegrafi/