Një burrë nga Maryland, i cili kishte fituar një çmim prej 100,000 dollarësh në lotarinë e vitit 2015, fitoi sërish një çmim tjetër prej 50,000 dollarëve javën e kaluar, dhe për këtë ai e falënderon stilin e tij të flokëve.
William Daniels Jr., 31 vjeç, nga Middle River u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se biletën gërvishtëse Gold X50 ai e kishte blerë në dyqanin 7-Eleven në Bulevardin Perry Hall në Nottingham.
Daniels tha se ishte “tronditur” kur zbuloi se kishte fituar një çmim prej 50,000 dollarësh. “Kur e fitoni atë çmim, je disi në mosbesim. Ju dëshironi të siguroheni që nuk po gaboni”, tha ai, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Daniels, i cili më parë fitoi 100,000 dollarë nga një biletë gërvishtëse e Ravens në vitin 2015, tha se ai preu flokët e tij të gjatë menjëherë pas fitores së tij të parë dhe ato ishin rritur në kohë për çmimin e tij të fundit.
“Unë do tu qëndroj besnik flokëve të gjata kur do të luaj llotarinë me bileta gërvishtëse”, bëri të ditur ai.
Lojtari, i cili xhekpotin e mëparshëm e përdori për blerjeb e një shtëpie, tha se xhekpotin e tij të fituar së fundmi do ta përdorë për një tjetër ngjarjeje të madhe jetësore.
“Këto para do të shkojnë për pagesën e dasmës sime”, deklaroi ai. /Telegrafi/