Telegrafi

Fitorja sot ndaj Crotones mund të jetë ‘fitorja e titullit’ për Interin

Interi mund të fitojë Scudetton këtë fundjavë nëse ata mundin sot Crotonen dhe Atalanta nuk arrin të marrë tre pikë në ndeshjen e tyre nesër (e diel) ndaj Sassuolo.

Nerazzurrët luajnë sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 18:00 në Stadio Ezio Scida në Crotone.

Ekipi i Antonio Contes luan kundër klubit që synon mbetjen në Serie A, por që janë gjithashtu të freskët nga një fitore ndaj Parmas.

Lexo po ashtu “Scudetto ka përfunduar 95 për qind” – Conte thotë se Interi do të shpallet kampioni i Serie A

Nëse Interi merr fitoren në Kalabri, ata mund të kthehen në Milano dhe të shikojnë së bashku ndërsa Atalanta viziton Sassuolon të dielën në orën 15:00.

Interi ka dominuar kampionatin italian këtë sezon

Ata mund të fillojnë festimet e Scudettos në terrenin e Pinetina nëse Atalanta nuk merr të tre pikët nga ky takim.

Në rast se Interi triumfon, ky do të ishte titulli i 19-të për ta në Serie A apo i pari që nga sezoni i tripletës 2009-10. /Telegrafi/