Telegrafi

As fitorja nuk e shpëton De Boerin, të premten vendoset

Trajneri i Interit, Frank de Boer, edhe pse ka fituar ndeshjen e fundit përballë Torinos, nuk e ka të sigurt vendin.

Hierarkia e Nerazzurrëve do të jenë në Itali për një mbledhje që do të mbahet të premten.

Mauro Icardi ishte shpëtimtar i Interit në këtë ndeshje duke shënuar dy herë.

Lexo po ashtu De Boer ndihet më i lehtësuar pas fitores

Gazzetta dello Sport shkruan se të premten do të merret vendimi final, me presidentin Erick Thohir që e dëshiron ende në skuadër.

Alternativat për ta zëvendësuar mbesin Laurent Blanc, Stefano Pioli dhe Leonardo. /Telegrafi/