Trajneri i Interit, Frank de Boer, edhe pse ka fituar ndeshjen e fundit përballë Torinos, nuk e ka të sigurt vendin.
Hierarkia e Nerazzurrëve do të jenë në Itali për një mbledhje që do të mbahet të premten.
Mauro Icardi ishte shpëtimtar i Interit në këtë ndeshje duke shënuar dy herë.
Gazzetta dello Sport shkruan se të premten do të merret vendimi final, me presidentin Erick Thohir që e dëshiron ende në skuadër.
Alternativat për ta zëvendësuar mbesin Laurent Blanc, Stefano Pioli dhe Leonardo. /Telegrafi/