Telegrafi

Fitorja ndaj Gjilanit, motiv për suksese të tjera të Ulpianës

(Foto: Facebook/KF Ulpiana)

Ulpiana e ka bërë befasinë e javës së pestë në BKT Superligën e Kosovës në futboll duke e mposhtur Gjilanin në udhëtim.

Skuadra mysafire realizoi tre gola, kundrejt dy golave të ekipit kundërshtar për të marrë pikë të plota.

Pas takimit ka folur ndihmëstrajneri i Ulpianës, Visar Bardhi, i cili është shprehur i kënaqur me fitoren.

Lexo po ashtu Ndeshje spektakolare, Ulpiana befason Gjilanin

Kjo ishte fitorja e parë sezonale e Ulpianës, ndërsa sipas Bardhit, mund të shërbejë si motivim për suksese të tjera.

Ai ka deklaruar se skuadra e dha maksimumin në Gjilan dhe se e dinin se do të mund të arrinin fitore. /Telegrafi/