Roma ka fituar ndaj Beneventos me rezultat 5-2 në Serie A.
Ishte një fitore e merituar për vendasit, të cilët më në fund duket se kanë rigjetur formën e tyre të mirë.
Goli i parë në takim u shënua nga mysafirët të cilët shënuan me anë të Guilhermes (7′), ndërsa rezultati u barazua nga Federico Fazio në minutën e 26-të.
Ishte Edin Dzeko që i dha epërsinë Romës për herë të parë në takim në minutën e 59-të, ndërsa ishte Cengiz Under me dy golësh (62′, 75′) që i dha qetësi vendasve.
Në minutën e 76-të për rezultatin 4-2 shënoi Enrico Brignola, kurse Gregoire Defrel në minutat shtesë të takimit shënoi nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitore Roma ngjitet në pozitën e katër me 47-të, një më shumë se Lazio në vendin e pestë. Benevento vazhdon e fundit me shtatë pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga kryeqyteti italian është ndaj Udineses, kurse Benevento pret Crotonen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2bgJWnGxhQY