Leverkuseni i Granit Xhakës hyri në histori duke fituar për herë të parë titullin e Bundesligës në historinë e tyre 120-vjeçare.
E përkrah futbollistit shqiptar në këtë ditë historike nuk kishte se si të mungonte gruaja e tij, Leonita, e cila përcolli ndeshjen nga tribunat e stadiumit së bashku me dy vajzat e tyre.
Së fundmi, ajo publikoi një sërë imazhesh në Instagram, të cilat ishin shkrepur së bashku me Granit Xhakën pas përfundimit të ndeshjes.
“Shumë krenare për ty”, shkroi Leonita në postimin e saj.
Përkrah tyre, ishin edhe afërmit e tjerë të familjes së tyre.
Kjo ishte një ditë historike, duke qenë se Leverkuseni për herë të parë fitoi titullin gjerman, ndeshja përfundoi me rezultat 5:0.
Në fushë shkëlqeu edhe futbollisti Xhaka i cili shënoi një gol fantastik prej 30 metrave distancë. /Telegrafi/