Site icon Telegrafi

Fitorja e tetë rresht e Cavs, Spurs pa probleme ndaj Dallasit – befasohen Golden State dhe Bostoni (Video)

Cleveland Cavaliers dhe LeBron James kanë konfirmuar trendin e fitoreve dhe faktin se nuk e kanë ndërmend të ndalen deri sa ta kthejnë kreun tabelar në konferencën Lindore duke mposhtur edhe Philadelphian me rezultat 113-91.

Te Philly shkëlqeu Embiid me 30 pikë e 11 kërcime, por kjo nuk mjaftoi pasi LeBron James me 30 pikë, 14 kërcime e gjashtë asistime shkeli gjithçka në këtë takim.

Ai u shoqërua nga pesë lojtarë të tjerë në pikë dyshifrore në këtë takim.

https://www.youtube.com/watch?v=oGXSn4fiLok

San Antonio Spurs mirëpriti rikthimin e Tony Parker në këtë takim në ndeshjen e tij të parë sezonale pas lëndimit të pësuar. Leonard vazhdon të jetë i lënduar. Spurs triumfuan me rezultat 115-108.

Me gjashtë pikë e 4 asistime në 14 minuta lojë, Parker rikonfirmoi kthimin e suksesshëm tekas ai u ndihmua nga Mills me 12 pikë, e Forbes me 11 pikë në pozitën e organizatorit, kurse më i miri ishte pa dyshim LaMarcus Aldridge me pikët më të larta sezonale, 33 pikë e 10 kërcime, i shoqëruar nga Gasol me 25 pikë.

Te Dallasi u munduan Smith me 19 pikë e Nowitzki me 11 pikë, por nuk mjaftoi.

https://www.youtube.com/watch?v=ofntaIsZt3E

Bostoni pësoi humbje në shtëpi nga Detroit Pistons pasi Irving nuk arriti më shumë se 18 pikë në humbjen 108-118.

Shkatërrimtar ishte Andre Drummond me 26 pikë e 22 kërcime, i shoqëruar nga Tobias Harris me 31 pikë dhe Jackson me 20 pikë e shtatë asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=H2l-yz9tzZQ

Golden State Warriors u befasua nga ekipi më i dobët në NBA këtë sezon duke humbur me rezultat 110-106 në Oracle Arena.

Durant dhe Curry u pushuan në këtë takim dhe si rrjedhojë më i miri ishte Thompson me 21 pikë, pasuar nga Green me 14 pikë, por ata nuk i rezistuan Cauley Steinit i cili shënoi 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, i ndihmuar nga George Hill me 16 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=ICUyjB_z2ac

Pas ndeshjeve të të hënës Bostoni vazhdon të ketë kryesimin me pesë fitore më shumë se Detroit dhe Cleveland në konferencën lindore.

Në konferencën perëndimore Houstoni ka marrë kryesimin tabelar me 16 fitore, një fitore më shumë se Golden State dhe tri fitore më shumë se sa San Antonio Spurs që mban pozitën e tretë.

/Telegrafi/

Exit mobile version