Telegrafi

Fitorja e Levantes ndaj Atletico Madridit hap luftën për titull në La Liga

Goli i Jose Morales në pjesën e parë dhe një i vonë i Jorge de Frutos i dhanë Levantes fitore me rezultat 2-0 si mysafir i Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”.

Vetëm tre ditë pasi mori një barazim kundër Atletico Madridit, Levante bëri që të hapet lufta për titull.

Enis Bardhi luajti gjatë gjithë ndeshjes në këtë fitore.

Atletico Madrid mbetet në krye të La Ligas me 55 pikë, gjashtë pikë përpara Real Madridit me të dy ekipet që kanë nga 23 ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=b3i4ES0FzqI

Në anën tjetër Barcelona ka 46 pikë, por një ndeshje më pak.

Lufta në La Liga duket se tani është hapur. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore