Kanë përfunduar dy ndeshjet e para në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina ka arritur të shënoi fitore të mundimshme përballë Trepçës me rezultat 2-1.
Në fakt më mirë ndeshjen e nisën mysafirët të cilët e befasuan skuadrën kryeqytetase duke shënuar gol në minutën e 31-të nëpërmjet Ardian Mujës.
Epërsia e mysafirëve nuk vonoi shumë, pasi kapiteni Armend Dallku realizoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Golin e fitores për Prishtinën e arriti mbrojtësi Liridon Kukaj në minutën e 62-të.
Pas kësaj fitore Prishtina ka grumbulluar 23 pikë dhe është një më pak se lideri Trepça ’89.
Ndërkohë fitore të mundimshme ka shënuar edhe Feronikeli përballë Lirisë.
Deri në minutën e 75-të, mysafirët u mbrojtën mirë, por një gol i Bujar Shabanit ndryshoi gjithçka dhe i dhuroi tri pikë kampionit në fuqi të Kosovës.
Tri pikët e fituara ndaj Lirisë e ngritin në pozitën e tretë Feronikelin me 21 pikë të tubuara. /Telegrafi/
Rezultatet:
Prishtina – Trepça 2-1
Armend Dallku (38), Liridon Kukaj (62) – Ardian Muja (31)
Feronikeli – Liria 1-0
Bujar Shabani (75)