Feronikeli ka arritur një fitore tejet të vlefshme nga udhëtimi në Prizren duke mposhtur Lirinë 1-3.
Kampioni në fuqi e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar edhe golin e parë shumë shpejtë.
Sulmuesi i talentuar, Mendurim Hoti shënoi për 0-1 vetëm pas dy minutave lojë.
Nikli arriti spejtë ta dyfishoj epërsinë në përballje me Lirinë.
Në minutën e 10-të, Yll Hoxha bëri një deportim tëmirë dhe asistoi tek Prokshi i cili shënoi për 0-2.
Epërsia e dyfishtë e Feronikelit nuk zgjati më shumë se tre minuta, pasi vendasit ngushtuan epërsinë.
Afrikani, Osi Chibueze arriti ta dërgoi topin në rrjetë pas një tollovije në zonë.
Me rezultat 1-2 në të mirë të Feronikelit përfundoi pjesa e parë.
Skuadra nga Drenasi shënoi edhe golin e tretë dhe të fitores në minutën e 82-të.
Ishte sulmuesi gjakovar, Mevlan Zeka që shënoi për 1-3 duke i sigruar një fitore të madhe Niklit.
Pas kësaj fitore, Feronikeli vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 45 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Liria mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë të tubuara. /Telegrafi/