Juventusi ka triumfuar 2-0 në derbin përballë Milanit në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Derbi nisi me një ritëm të lartë, me dy skuadrat që krijonin raste të mira, por u mungonte efikasiteti.
Në minutën e 27-të Rafael Leao krijoi rastin e parë serioz në derbi, mirëpo portieri i Zonjës së Vjetër bëri pritje bravuroze.
Kenan Yildiz (36’) e testoi Mike Maignanin, me francezin që doli triumfues dhe e dërgoi topin në goditje nga këndi.
Dy skuadrat më pas kishin më shumë kujdes për të mos lënë shumë hapësira mbrapa.
45 minutat e dytë ishin spektakolar nga Juventusi, që e nisi edhe e mbylli me spektakël.
Loja në fillim të pjesës së dytë dha sinjale se Zonja e Vjetër do të shënonte pasi mbante Milanin në portë.
Samuel Mbangula kaloi Juventusin në epërsi me asistimin e Nico Gonzalez në minutën e 59-të.
Në minutën e 64-të, Timothy Weah dyfishoi rezultatin për Bianconerët, ndërsa Kephren Thuram ishte në rolin e asistuesit.
M këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë, ndërsa Milani është në të tetin me gjashtë pikë më pak.
Në xhiron e 22-të, Juventusi takohet me Napolin, ndërsa Milani përballet me Parman. /Telegrafi/