Site icon Telegrafi

Fitore Pacolli kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në qershor

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kërkuar që zgjedhjet e reja në Kosovë të mbahen në muajin qershor.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se i bashkohet kërkesës së qytetarëve të cilët po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

“Edhe unë po i bashkohem kërkesës së qytetarëve me çarshafe nëpër ballkone për zgjedhje në qershor. Zgjedhje sepse vullneti i qytetarëve për ndryshim nuk tjetërsohet. Vendos edhe ti një çarshaf, trego vullnetin tënd për zgjedhje të reja e jo vjedhje”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version