Interi ka triumfuar 2-0 përballë Feyenoordit në duelin e parë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurët dominuan nga fillimi deri në fund, ndërsa fitorja e tyre mund të ishte edhe më e thellë.
Në minutën e 38-të, Marcus Thuram kaloi Interin në epërsi me një asistim të Nicolo Barellas.
Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm në favor të mysafirëve, ku Lautaro Martinez dyfishoi epërsinë e tyre në minutën e 50-të, ndërsa Pitor Zielinski ishte asistuesi.
Zielinski pati mundësinë që të shënonte golin e tretë për Interit, por në minutën e 65-të polaku dështoi nga pika e bardhë.
Ky rezultat është shumë i favorshëm për Interin për të kaluar në çerekfinale.
Me kalimin në këtë raund, Interi do të përballej me fituesin e duelit tjetër mes Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit. /Telegrafi/