Donjeta Sadiku ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike ndaj tajlandezes, Soumnek me vendimin e gjyqtarëve pas tre raundeve.
Duelin e Sadikut e ndoqën nga afër krerët e shtetit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ky i fundit komentoi fitoren e Sadikut pas duelit.
“Është fitore shumë e rëndësishme dhe fitore tejet e merituar e boksieres tonë, Donjeta Sadiku. Fitore me këmbë të mbarë për ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike, pasi tash, xhudo, atletika dhe noti do ta kenë si prirëse këtë fitore të Sadikut”.
“Boksierja kundërshtare ishte e fokusuar ta shtyje në kënd Sadikun, por ajo kishte saktësi dhe shumësi në goditje”.
“Një kontribut fare të vogël e dhamë edhe ne në brohoritjet tona, Kosova, Kosova dhe Donjeta Donjeta”, ka thënë Kurti.
Donjeta Sadiku do të ndeshet përsëri të hënën ose të martën e ardhshme në rrethin e dytë. /Telegrafi/