Telegrafi

Fitore historike e Gjilanit përballë Prishtinës

Ndeshja nisi me një koreografi fantastike të tifozëve vendas ‘Skifterat’ për ish-presidentin e Gjilanit, Shukri Sylejmani.

Në pjesën e parë, të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi, mirëpo rrjetat mbetën të pa tundura.

Gjilani golin e gjeti me të filluar pjesa e dytë, kur në minutën e 58-të, njëri nga futbollistët më të mirë në Kosovë, Betim Haxhimusa shfrytëzoi një gabim të portieri mysafir Muqiqi për të shënuar për 1-0.

Kujtojmë që kjo ishte fitore historike për Gjilanin, pasi asnjëherë më parë nuk ka arritur ta mposhtë Prishtinën.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitët në pozitën e gjashtë me 22 pikë të tubuara, ndërsa Prishtina mbetet lidere me 34 pikë por që Llapi e Trepça ’89 kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mund t’ia rrëmbejnë liderishipin.

Ndërkohë fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Drita në udhëtim tek Hajvalia 0-1.

Edhe në Kizhnicë 45 minutat e parë nuk sollën asgjë, ndërsa në të dytën Drita shënoi një gol falë brazilianit Edenilson.

Kësisoj pas kësaj fitore Drita ngjitet në kotën e 13 pikëve. /Telegrafi/