Besa e Pejë ka marrë një fitore tejet të vlefshme ndaj Gjilanit 1-0.
Rasti i parë në ndeshje i takoi mysafirëve të cilët rrezikuan me Gzim Rusin por që topin nga vija fatale e largoi Papuqi i vendasve.
Besa pati rastin më të mirë në pjesën e parë në minutën e 35’ kur Zhivkovic i vetëm përballë portierit mysafir nuk arriti të shënoj.
Edhe Gashi i vendasve tentoi dy minuta para fundit të ndeshjes por pa sukses.
Ashtu siç filloi me rezultat 0-0 edhe përfundoi pjesa e parë.
Besa e nisi furishëm pjesën e dytë kur Robert Gjeraj tentoi me një goditje në minutën e 52’ por jashtë portës.
Tre minuta më vonë mbrojtësi prizrenas i Besës arriti ta kaloj skuadrën e tij në epërsi kur shënoi pas një goditje të bukur për 1-0.
Deri në fund skuadra vendase kishte edhe disa raste të mira por që rezultati mbeti ai i minutës së 55’ 1-0.
Pas kësaj fitore Besa ngritët në pozitën e 10 me 17 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e shtatë me 36 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Gjilani pret Vllazninë e Pozhoranit, ndërsa Besa luan në udhëtim te Liria. /Telegrafi/