Telegrafi

Fitore e vështirë por tejet e vlefshme për Milanin (Video)

Skuadra e Vincenzo Montellas, Milan ka arritur një fitore të vështirë por tejet të vlefshme nga udhëtimi në Palermo.

‘Rossonerët’, arritën t’i marrin tri pikë nga ky udhëtim i vështirë pasi triumfuan ndaj Palermos me rezultat të ngushtë 1-2.

Milani e nisi mjaftë mirë ndeshjen duke shënuar gol pas 15 minutave lojë.

Ishte mesfushori ofensivë nga Spanja, Suso që realizoi një gol të bukur për epërsinë e ‘Rossonerëve’.

Me epërsinë minimale prej 1-0 të Milanit u mbyll pjesa e parë edhe pse raste shënimi kishin të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Palermo kërkonte me ngulm barazimin e rezultatit dhe një gjëje të tillë edhe ia arritën.

Minuta e 71-të e ndeshjes, Alessandro Diamanti asistoi bukur tek sulmuesi maqedonas, Ilija Nestorovski i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se 10 minuta, pasi mysafirët e rikthyen epërsinë.

Trajneri Vibncenzo Montella vendosi të bëjë ndryshime në formacion duke e larguar nga loja Carlos Baccan dhe duke e futur në lojë Gianluca Lapadulan.

Pikërisht Lapadula e shfrytëzoi më së miri rastin e dhënë duke shënuar për 1-2.

Pas kësaj fitore Milani ngritët në pozitën e dytë me 25 pikë të grumbulluara pas 12 takimeve dhe ndodhet pesë pikë larg liderit Juventus. /Telegrafi/