Hajvalia nuk ka arritur t’i rezistojë Gjilanit deri në fund të ndeshjes duke humbur në minutat e fundit 1-2.
Gjilani e nisi ndeshjen si favorit i madh përballë Hajvalisë që luante me lojtarë të rinj.
Mysafirët edhe pse kishin disa mungesa, arritën të shënonin gol në pjesën e parë.
Në minutën e 39-të të ndeshjes, mesfushori prishtinas, Berat Ahmeti shënoi gol për ta kaluar Gjilanin në epërsi.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Gjilanit.
Edhe në pjesën e dytë mysafirët rrezikuan disa herë portën e Hajvalisë duke tentuar të gjenin golin e dytë.
Por atë që nuk arriti ta bëjë Gjilani e bëri Hajvalia që barazoi rezultatin në 1-1
Ishte Muhamed Pajaziti që barazoi rezultatin për vendasit me një gol të shënuar në minutën e 72-të.
Gjilanasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe arritën edhe golin e fitores.
Në minutën e 88-të, ishte mbrojtësi Ergon Hyseni që shënoi për tri pikë të reja të Gjilanit.
Fitorja ndaj Hajvalisë e mbanë Gjilanin në pozitën e gjashtë me 30 pikë, ndërsa Hajvalia mbetet në të 12-tën me vetëm 7 pikë. /Telegrafi/