Telegrafi

Fitore e rëndësishme e Feronikelit ndaj Trepçës ’89 në luftën për mbijetesë

Feronikeli ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme përballë Trepçës ’89 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të me golin e Lapidar Lladrovcit që shënoi me kokë.

Tri minuta pa mbaruar koha e rregullt e takimit, Marko Simonovski e dyfishoi epërsinë e vendasve (87’).

(Foto: KF Feronikeli)

Ndërkaq, për golin e tretë dhe të fundit në këtë sfidë u kujdes Albert Dabiqaj në minutat shtesë (90’+4).

Me këtë fitore, Feronikeli është ngritur në kuotën e 38 pikëve, dy më shumë se Trepça ’89 që ndodhet në zonën e rrezikut. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore