Sigal Prishtina ka fituar me rezultat të ngushtë (63-65) kundër Bashkimit në palestrën sportive “Sezai Surroi”.
Ekipi mysafir shënoi 14 pikë në çerekun e parë, derisa vendasit i realizuan vetëm tetë.
Më të mirë në fraksionin e dytë ishin nikoqirët me 19 pikë të shënuara, pesë më shumë se vizitorët. Sidoqoftë, ishte kampioni që e mbylli pjesën e parë me një pikë më shumë (27-28).
Në çerekun e tretë diferenca e pikëve të shënuara ndërmjet dy skuadrave ishte vetëm dy (17:19), ashtu që gjithçka u vendos në fund.
Lufta ishte shumë e ngushtë në çerekun e katërt në të cilin Bashkimi shënoi një pikë më shumë (19:18), por e humbi sfidën me dy pikë disavantazh.
Me këtë fitore, Sigal Prishtina kryeson tabelën me një pikë më shumë se Trepça që renditet e dyta dhe tri më shumë se Bashkimi që është në vend të tretë. /Telegrafi/