Llapi ka shënuar fitore jetike në udhëtimin e vështirë në Gjilan duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.
Skuadra vendase ishte më e mirë para tifozëve të vet, duke krijuar raste shënimi dhe duke mos lënë ndonjë rast për llapjanët.
Megjithatë, pjesa e dytë ishte vendimtare, ku dy rastet e mos konkretizuara nga vendasit u hakmorrën në fund.
Një gabim fatal në mbrojtje e vuri Behar Maliqin në pozitë të mirë për të asistuar.
Topin e tij e shfrytëzoi më së miri thellë në brendësi të zonës Elvis Prençi i cili nuk gaboi për 1-0 (81′).
Deri në fund Gjilani bëri përpjekje por nuk gjeti golin e barazimit.
Me këtë fitore Llapi ngjitet në vendin e dytë me katër pikë më pak së Feronikeli që është lider dhe një pikë më shumë se Prishtina. Feronikeli dhe Prishtina përballen sot nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/