Manchester City ka regjistruar fitore të thellë kundër Shakhtar Donetskut duke e mposhtur me rezultat 6-0 në Etihad Stadium.
David Silva e hapi serinë e golave (13′), ndërsa Gabriel Jesus e dyfishoi epërsinë në pjesën e parë (24′).
Me të filluar gjysma e dytë (49′), Raheem Sterling e shënoi edhe golin e tretë të vendasve.
Një tjetër gol nga Gabriel Jesus u realizua nga penaltia (72′), ndërsa Riyad Mahrez e shënoi goli e pestë (84′).
Për rezultatin përfundimtar dhe kompletimin e het-trikut u përkujdes Gabriel Jesus në minutat shtesë (90’+2).
Me këtë fitore, Manchester City ngritet në kuotën e nëntë pikëve dhe është lider në Grupin F.
Shakhtar Donetsku mbetet në fund të grupit me vetëm dy pikë të arkëtuara pas katër xhirosh.
Në ndeshjen e radhës, skuadra angleze luan kundër Lyonit, ndërsa ekipi ukrainas udhëton te Hoffenheimi. /Telegrafi/