Site icon Telegrafi

Fitore dramatike, Spurs me rekod mbyll sezonin në shtëpi (Video)

San Antonio Spurs kanë mposhtur në mënyrë dramatike Oklahoma City Thunder para tifozëve të vet pas vazhdimeve me rezultat 102-98, për të barazuar rekordin e Boston Celtics prej 40 fitoreve dhe vetëm një 1 humbje gjatë sezonit të rregullt në shtëpi në NBA.

Spurs pa Ginobilin dhe Diaë dhe Oklahoma e cila vendosi të pushonte Kevin Durant e Westbrook, u mendua se do të jetë një kafshatë e lehtë për vendasit.

Megjithatë, doli të jetë krejt tjetër.

Ishte Oklahoma që shkoi me epërsinë e saj deri në 18 pikë, duke ja vështirësuar punët San Antonios e cila nuk po arrinte të bënte më të mirë në sulm.

Vazhdimet Oklahomas ia siguroi Dion Waiters me pikët e tij, kurse në vazhdime vendimtar për Spurs u tregua Leonard, i cili shkëlqeu duke marrë përgjegjësinë drejt fitores, shkruan Telegrafi.

Më i miri ishte natyrisht Leonard me 26 pikë, pasuar nga Tony Parker me 20 pikë. Te Oklahoma katër lojtarë arritën pikë dyshifrore pra nga 17 pikë.

Për San Antonion kjo është mbyllje perfekte e sezonit në shtëpi me 40 fitore dhe vetëm 1 humbje ndaj Golden State Warriors dy ditë më parë.

Spurs në playoffin që do të fillojë të shtunën do të përballen ne rrethin e parë me Memphisin, Dallasin apo Utah Jazz. /Telegrafi/

Exit mobile version