Mulle Wasihun kishte marrë kthesën e gabuar gjatë maratonës 10 kilometërshe në Bengaluru të Indisë, ku po kryesonte gjatë vrapimit.
Por rrëfimi i tij nuk përfundon këtu, pasi derisa po i afrohej vijës së finishit i ndodhë diçka që kurrë nuk kishte ëndërruar se mund një ditë t’i ndodhë, transmeton Telegrafi.
Por edhe pse atleti nga Etiopia arriti të gjej rrugën dhe të kthehet në shteg, një qen filloi ta sulmoj duke i pamundësuar të fitoj.
Dhe falë këtij sulmi të papritur humb kreun e tabelës dhe kështu përfundon në vendin e nëntë. Ndërkaq organizatorët e maratonës kanë bërë të ditur se nuk kanë mundur të bëjnë asgjë në lidhje me këtë. /Telegrafi/