Telegrafi

Fiton betejën me coronavirusin, 84 vjeçarja shqiptare lirohet nga spitali

Një lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv i Tiranës.

Një 84 vjeçare është shëruar plotësisht nga coronavirusi duke lënë spitalin.

Lajmin e mirë e ka dhënë vet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një shënimi në Facebook.

Nënë Rukija është njëra ndër 8 pacientët tjerë që sot janë kthyer në shtëpi pas shërimit nga COVID-19.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19

8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19”, shkruan Manastirliu duke bashkangjitur edhe foton e së moshuarës./Telegrafi/