Një lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv i Tiranës.
Një 84 vjeçare është shëruar plotësisht nga coronavirusi duke lënë spitalin.
Lajmin e mirë e ka dhënë vet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një shënimi në Facebook.
Nënë Rukija është njëra ndër 8 pacientët tjerë që sot janë kthyer në shtëpi pas shërimit nga COVID-19.
“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19
8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit
Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19”, shkruan Manastirliu duke bashkangjitur edhe foton e së moshuarës./Telegrafi/