Një person fatlum ka fituar 447 milionë dollarë në lotarinë amerikane “Pauerbol”, që është fituesi i dhjetë më i madh në historinë e lojërave të fatit në SHBA.
Kombinimi fitues në vlerë mbi 400 milionë dollarë ishte 20-26-32-38-58 dhe tiketa ishte paguar në Kaliforni, shkruan agjencia AP.
Zëdhënësi i lotarisë amerikane, Rendi Miler tha se do të jetë e nevojshme një kohë që të konfirmohet identiteti i saktë i fituesit dhe të shikohet nëse tiketa është në rregull, transmeton KosovaPress.
Loja shpërblyese “Pauerbol” mbahet në 44 shtet, në mesin e të cilave janë shtete federale Uashington, Porto Riko dhe Ishujt Virgjine të Britanisë. /Telegrafi/