Manchester Unitedi dhe Manchesteri City kanë fituar në javën e 16-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq fituan si mysafirë të Crystal Palace me rezultat 1-2, kurse City fitoi ndaj Watfordit me rezultat 2-0.
Rasti i parë në ndeshje ishte ai i Wayne Rooneyt në minutën e 37-të, ndërsa Paul Pogba rrezikoi pas pesë minutash.
Goli epërsisë për Manchester Unitedin erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë nga Pogba dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me disa raste nga vendasit dhe me shumë meritë erdhi dhe goli i barazimit nga James McArthur në minutën e 66-të.
Mysafirët provuar disa herë, por për golin e fitores u nevojit të pritet deri në minutën e 88-të nga Zlatan Ibrahimovic.
Pas kësaj fitore Man Utd vazhdon në pozitën e gjashtë me 27 pikë, kurse Crystal Palace në vendin e 16-të me 15 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=kSbzM8GBla8
Man City 2-0 Watford
Goli i parë në këtë takim u shënua nga Pablo Zabaleta në minutën e 33-të pas një asistimi nga Kevin De Bruyne, kurse ai i qetësisë nga David Silva në minutën e 86-të pas një asistimi nga Raheem Sterling.
Pas kësaj fitore Man City renditet në vendin e katër me 33 pikë, kurse Watfordi në pozitën e 11 me 21 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0i3YMsjpsGA