Site icon Telegrafi

Fitojnë Portugalia dhe Franca, Italia me Holandën luajnë baras, pëson Anglia

(Foto: Twitter/Italy)

Me rezultat minimal prej 0-1, Danimarka ka fituar si mysafir i Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Christian Eriksen shënoi golin e vetëm nga penalltia (31’), në ndeshjen që u shoqëruar me kartonë të kuq në dëm të Tre Luanëve.

Italia dhe Holanda i kanë ndarë pikët (1-1), me golat e Lorenzo Pellegrini (16’) dhe Donny van de Beek (25’).

Franca ka fituar në udhëtim te Kroacia (1-2) falë golave të Antoine Griezmann (8’) dhe Kylian Mbappe (79), derisa golin për nikoqirët e realizoi Nikola Vlasic (64’).

Kampioni i Ligës së Kombeve, Portugalia, ishte bindëse (3-0) kundër Suedisë. Në mungesë të Cristiano Ronaldos, shënuan Bernardo Silva (21) dhe dy herë Diogo Jota (44’ dhe 72’). /Telegrafi/

Exit mobile version