Besiktas e ka vazhduar mirë serinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur RB Leipzingun (2-0), ndërsa Porto ka fituar si mysafir i Monacos me rezultat 3-0.
Grupi G që është cilësuar si më i baraspeshuari pas dy xhiros e sheh Besiktasin si favorit për të kaluar tutje.
Turqit arritën të fitojnë ndaj RB Leipzing me rezultat 2-0.
Golat u shënuan të dy në pjesën e parë me Ryan Babel dhe Talisca.
Në anën tjetër Porog ka fituar bindshëm ndaj kampionëve të Francës, Monaco me rezultat 3-0.
Aboubakar shënoi dy herë, ndërsa Layn shënoi në fund për ta mbyllu ndeshjen.
Besiktas ka gjashtë pikë dhe është i pari, Poro me tri, ndërsa Leipzing dhe Monaco kanë nga një pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=u_SmcBHQBYc
https://www.youtube.com/watch?v=cCAbcsuBNLk