Telegrafi

Fitoi Topin e Artë, Benzema tregon klubin ku ka dëshirë të pensionohet

Karim Benzema ia doli ta fitonte të hënën mbrëma Topin e Artë, që është i pari në karrierën e tij të mbushur me trofe.

Revista France Football e ndau çmimin mbrëmë, ndërsa sulmuesi i Real Madridi ia doli të mposhtë Sadio Manen dhe Kevin de Bruynen, për trofeun më të madh individual.

Pas marrjes së Topit të Artë në duar, Benzema është pyetur nga mediat se ku dëshiron të pensionohet.

Lojtari 34-vjeçar dha përgjigje të shkurtë dhe të qartë, duke thënë se Real Madridi është klubi ku dëshiron ta mbyllë karrierën e tij.

“Do të pensionohem te Real Madridi, nuk ekziston asnjë alternativë tjetër për mua”, ka deklaruar ai.

Rinovimi është një formalitet, presidenti Florentino Perez do t’i ofrojë Benzema kontratë që e mbanë atë deri në vitin 2024. /Telegrafi/