Telegrafi

Fitoi në ‘frymën e fundit’ ndaj Sociedadit, Xavi me lavdata të mëdha për yllin e baskëve

Real Sociedad pati një paraqitje jashtëzakonisht mbresëlënëse kundër Barcelonës për pjesën më të madhe të ndeshjes në një Reale Arena të mbushur i tëri, të shtunën në mbrëmje.

Pavarësisht kësaj, ata dolën duarbosh, pasi katalanasit arritën një fitore të madhe në sekondat e fundit të ndeshjes pas golit nga Ronald Araujo.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mendoi se fitorja e skuadrës së tij ishte shfajësim për humbjen e tyre në El Clasico fundjavën e kaluar, në të cilën ata humbën në rrethana të ngjashme me ato të Sociedadit.

Lexo po ashtu Barcelona lejon largimin e dyshes pas përfundimit të sezonit

Ndërkohë, teksa ai lavdëroi skuadrën baske, Xavi gjithashtu veçoi një nga lojtarët e tyre për paraqitjen që pati.

“Mendoj se Real Sociedad meritonte shumë më tepër. Ata janë një ekip i madh dhe Imanol (Alguacil) është një trajner i madh. Kubo është një futbollist i klasit botëror. Jo vetëm me top, por edhe pa të”, ka thënë tekniku spanjoll.

Kubo, i cili kaloi kohë në akademinë e La Masia kur ishte më i ri, është lidhur me një ribashkim me rivalët e Barcelonës, Real Madrid në javët e fundit dhe me paraqitje të tilla si ajo kundër skuadrës së Xavit, nuk do të ishte shumë befasi nëse japonezi do të rikthehej të luante përsëri për “Los Blancos”.

Sfida e radhës për Xavin dhe djemtë e tij do të jetë në Ligën e Kampionëve, aty ku do të udhëtojnë për në Gjermani për të luajtur ndaj Shakhtar Donetsk që për shkak të luftës, nuk mund të luajë ndeshjet e tyre në Ukrainë./Telegrafi/