Telegrafi

Fitoi dy milionë euro në kampionatin e video-lojërave, 15-vjeçari arsyetohet më në fund te nëna

Jaden Asham nga Essex i Anglisë, që fitoi afro dy milionë euro në një kampionat për video-lojëra, është arsyetuar më në fund te nëna, se nuk e ka humbur kohën kohë në dhomë vetëm duke luajtur.

Adoleshenti 15-vjeçar duhet të ndajë çmimin e fituar me bashkëpunëtorin e tij nga Holanda që së bashku fituan në Fortnite World Cup, transmeton Telegrafi.

“Isha e shqetësuar që e kalonte kohën me video-lojëra, ndërsa nuk fokusohej në libra dhe mësime” ka thënë nëna tij Lisa Dallman.

Mirëpo, asaj i është vërtetuar e kundërta, pas kampionatit treditor që u zhvillua në New York, ku prej i biri saj doli i pari nga 100 finalistë.

Deri në këtë nivel, ai bashkë me bashkëpunëtorin e tij, kishin mundur 40 milionë lojtarë të tjerë, që kanë luajtur përmes internetit. /Telegrafi/