Real Madridi ka pësuar disfatë nga Manchester City me rezultat 4-1.
Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan të gjithë.
Edhe pse City shënoi katër herë, goli më i bukur i ndeshjes ishte ai i Real Madridit i shënuar nga talenti Oscar Rodriguez.
19 vjeçari shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, ndërsa ishte ndeshja e tij e parë në turneun e SHBA-së.
Real Madridi është duke iu dhënë hapësirë të madhe talenteve të klubit në këtë turne. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EYE3qwAZI_E