Karim Benzema është fituesi i fundit i Topit të Artë, pasi atë e rrëmbeu të hënë mbrëma në ceremoninë e zhvilluar në Paris.
Por, shumëkujt mund t’i shkojë në mendje se sa fiton ai që e merr në duar trofeun më të madh individual për një futbollistë.
Nuk duket se ka ndonjë çmim të lidhur drejtpërdrejt me Topin e Artë. Megjithatë, marrësit e tij priren të marrin çeqe bonus të rënë dakord si pjesë e kontratave të tyre me klubet dhe sponsorët. Për shembull, gazeta spanjolle El Confidencial ka raportuar se Luka Modric i Real Madridit është paguar 800,000 euro nga sponsorët e atleteve Nike kur ai mori çmimin për meshkuj në vitin 2018.
🏆👍 @Benzema#ballondor pic.twitter.com/AYyPtOFsto
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 17, 2022
Një vit më pas, revista gjermane Der Spiegel publikoi detaje të marrëveshjes së Cristiano Ronaldos me gjigantin amerikan të veshjeve sportive. Sipas kontratës së zbuluar, kapiteni i Portugalisë, i cili është pesë herë fitues i Topit të Artë, kishte negociuar një bonus prej katër milionë euro.
Në vitin 2021, ndërkohë, u pretendua se Karim Benzema ka një klauzolë bonus në kontratën e tij me Real Madridin me vlerë dy milionë euro. Dhe në qershor, stacioni radiofonik spanjoll Cadena SER zbuloi se bashkëlojtari i Benzemas, Vinicius Junior, do të ketë një pagesë prej një milion euro për Topin e Artë në marrëveshjen e tij të ardhshme në Madrid. /Telegrafi/
Le Ballon D’Or Du Peuple pic.twitter.com/IxsDmR2451
— Karim Benzema (@Benzema) October 18, 2022