Telegrafi

Fitimet e Teslas u rritën për 85 për qind, vlera më e lart që nga viti 2013

Aksionet e Teslas në bursë u rritën me plot 19.9 për qind pasi Argus Research rriti projeksionet e saj të çmimeve të tyre nga 556 dollarë në 808 dollarë për aksion, duke bërë që investitorët të nxitonin për të kapur rezervat.

Kjo ishte vlera më e lartë që kompania kishte kapur që nga maji i vitit 2013, përcjell Telegrafi.

Që prej fillimit të vitit 2020, Tesla po përjeton një prej momenteve të saj më të arta.

Tashmë kompania renditet e dyta në botë, pas Toyotas për prodhimin e makinave dhe në një kohë kur kërkesa për makina elektrike sa vjen edhe rritet, ky fakt është padyshim një avantazh i qartë mbi konkurrentët.

Megjithatë tendenca pozitive aktuale filloi të dukej që prej tremujorit të katërt, kur të ardhurat e Tesla tejkaluan pritshmëritë e cilitdo në bursën e Wall Streetit. Kjo bëri që kompania të rriste edhe projeksionet e fitimit për aksion deri në vitin 2021, me një ndryshim nga 5.96 dollarë në 8.01 dollarë.

Aktualisht me një vlerë tregu prej 140 miliardë dollarësh Tesla është një nga kompanitë më dominante të tregut të automosbilistikës dhe duket se me trendët e tanishme, suksesi do të vazhdojë edhe më tej.

Po ashtu, pasuria e shefit ekzekutiv të kompanisë, Elon Muskut u rrit me plotë 2.3 miliardë dollarë vetëm brenda një ore, pasi aksionet e Teslas u rritën më shumë se sa pritej. Në bursën e New Yorkut, stoku i prodhuesit të veturave elektrike, i cili më herët ishte mbyllur në vlerën e 580,99 dollarëve u rrit me 12 për qind duke kapur shifrën 649 dollarë. /Telegrafi/