Telegrafi

Fitimet e Ronaldos te Juve në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Foto: Marca

Edhe se Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’ është në fazën finale, të gjithë janë duke folur për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

33-vjeçari kaloi nga Real Madridi te Zonja e Vjetër për 100 milionë euro.

Portugezi nënshkroi me klubin italian kontratë katër vjeçare për një rrogë vjetore 30 milionë euro.

E gjashta tek Juventusi? (Foto: Getty Images)

Me këtë rast më poshtë keni fitimet e CR7 në detaje:

Në vit: 30 milionë euro (26,545,154 funte)

Në muaj: 2.5 milionë euro (2,212,096 funte)

Në javë: 576,923 euro (510,483 funte)

Në ditë: 82,417 (72,925 funte)

Në orë: 3,434 (3,038)

Në minutë: 57.23 euro (50.64 funte)

Në sekondë: 0.95 cent (0.84 funte)

Kjo do të thotë nëse Ronaldo bën gjumë tetë orë në ditë në Torino, ai fiton 27,448 euro. /Telegrafi/