Telegrafi

Fitimet e Neymarit te PSG në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Nesër (e enjte) Neymari pritet të udhëtojë për në Paris, kurse të premten do bëhet edhe zyrtarizimi para Kullës së Eiffelit.

Kalimi i tij nga Barcelona te Paris Saint Germaini pritet t’i kushtojë klubit francez hiq më pak se 222 milionë euro.

Me këtë rast braziliani duhet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, por edhe futbollit me rrogën më të madhe, transmeton Telegrafi.

Neymar do të paguhet pothuajse 30 milionë euro në vit, ndërsa më poshtë keni fitimet e tij në mënyrë të specifikuar:

Sekondë: 0.94 cent

Minutë: 56.85 euro

Orë: 3413 euro

Ditë: 81.940 euro

Javë: 573.570 euro

Muaj: 2.490,000 euro

Vit: 29.830.000 euro.

Ndërsa braziliani pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xHof2z7FIx4