Ka tash e sa ditë që këngëtarja Fjolla Morina është kthyer në kryefjalën e mediave rozë.
Kjo pasi ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihej në gjendje jo të mirë emocionale, ndërsa rrëfente sfidat e saj të muajve të fundit.
Mes të tjerash, ajo pati akuza për ish-burrin e saj, sipërmarrësin Fisnik Syla, si dhe nënën dhe vëllanë e saj, të cilët i akuzoi se kanë bashkëpunuar me armiqtë e saj.
Lidhur me këto deklarata ka pasur reagime nga ish-bashkëshorti i saj, Fisniku, i cili ka folur në disa media lidhur me këtë çështje.
Madje së fundmi në një intervistë për Ora News, ai ka bërë disa akuza të forta në drejtim të ish-gruas.
“Ajo drogohet dhe është e sëmurë mendore”, ka deklaruar mes të tjerash Fisniku.
Morina kishte paralajmëruar edhe një protestë të dielën në shesh, por mbeti e vetme, pasi në mbështetje të saj nuk u pa askush. /Telegrafi/