Grupi i njohur muzikor “Fisnikët” kanë paralajmëruar këngën e tyre më të re.
Në emisionin Kapak Show të moderatorit Albion Muhaxhiri në Radio Dukagjini, të ftuar ishin grupi i cili performoi “live” dhe gjatë bisedës vokalisti Agim Gërguri dhe lajmin ekskluziv se shumë shpejt në bashkëpunim me kantautorin Hekuran Krasniqi do sjellin këngën që i kushtohet kontributit të femrës shqiptare në kultivimin e një imazhi sa më të mirë për vendin.
“Kënga do të quhet “Shqiptare” dhe i kushtohet femrës shqiptare prej Teutës e deri te Dua Lipa” – u shpreh Gërguri.
Tekstin e këngës e ka shkruar vet Agimi i cili ngre të piedestalin më të lartë figurën e femrës shqiptare ndërsa është kompozuar nga Hekurani. Këngës planifikohet t’i punohet edhe klipi.
Ndryshe, Gërguri bëri me dije se kanë filluar përgatitjet që në vitin 2020, në nder të 40 vjetorit të themelimit të grupit, të realizojnë tri koncerte madhështore në: Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. /Telegrafi/