Telegrafi

Fisnikët dhe Gold AG të dielën publikojnë bashkëpunimin

(Foto: Instagram/arianagushi)

Gold AG është mjaft i angazhuar në këtë periudhë të vitit në përgatitje të materialeve të reja muzikore.

Kohë më parë, ai kishte konfirmuar se është duke sjellë një bashkëpunim me grupin e mirënjohur “Fisnikët” dhe tashmë është bërë e ditur se kur do të lansohet.

Lexo po ashtu Gold AG konfirmon bashkëpunimin me Fisnikët

Kënga e titulluar “Ku je nis” do të publikohet të dielën dhe pritet të kompletohet edhe nga ana vizuale.

“Nesër në ora 17:00. Fisnikët dhe Gold AG, ‘Ku je nis'”, ka shkruar reperi në njoftim.

Sipas këtij publikimi, videoja muzikore i është besuar Max Production që i ka bërë xhirimet e klipit. /Telegrafi/