Telegrafi

Fisnik Syla paralajmëron debutimin në muzikë të vëllait të tij, Fatosit

Biznesmeni Fisnik Syla ka treguar mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, Fjolla Morina, si në jetën personale ashtu edhe atë profesionale.

Në këtë të fundit, ai vazhdimisht ka promovuar rrugëtimin e saj në muzikë, e tani një përkrahje të tillë duket se është gati ta japë edhe për të vëllanë e tij.

Kjo pasi vëllai i tij, Fatosi, ka vendosur që të debutojë së shpejti në muzikë me një projekt të ri muzikor.

Në fakt, rrugëtimi i tij në muzikë është mjaft i gjatë, pasi ai ka punuar për vite tëra si producent muzikor nën petkun e emrit të tij artistik, AG-Beatzz.

Tani, ai është gati të publikojë këngën e tij të parë për tregun muzikor shqiptar, duke iu përshtatur kërkesave të tregut muzikor në vendlindje.

AG-Beatzz duket se do të ketë përkrahjen e madhe të vëllait, i cili në një video të publikuar në InstaStory, ka prezantuar vëllain e tij dhe një pjesë nga kënga e tij e re.

Në mbishkrimin e videos, Fisniku e ka paralajmëruar Fatosin si një rap-artist premtues të tregut muzikor, i cili do të debutojë shumë shpejt. /Telegrafi/