Biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, i njohur për publikun si bashkëshorti i Fjolla Morinës, së fundmi është përfshirë në trekëndëshin ‘Bora, Donald dhe Beatrix’.
Në një postim të publikuar në InstaStory, ai është shfaqur në anën e këngëtares nga Podujeva.
Syla në shkrimin publik u ka sugjeruar që ta ndjekin zemrën e tyre, pasi të tjerët flasin vetëm kot.
“Dëgjoni vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kanë”, kanë qenë fjalët e tij.
Njohja e re e aktorit nga Vlora vjen pas disa vitesh lidhje me yllin e “Përputhen”, Bora Zemani.
Marrëdhënia e dyshes trazoi ujërat meqë në fillim të spektaklit patën një takim romantik, teksa nuk munguan edhe puthjet.
Sidoqoftë, Veshaj theksoi se ka lënë anash të kaluarën dhe se momentalisht është fokusuar te Beatrix.
Fisniku në anën tjetër ka qenë i përfolur për një ndarje nga Morina, gjë që duket të jetë e pavërtetë. /Telegrafi/