Site icon Telegrafi

Fisnik Ismaili: Sot, pa ra terri mirë përjashta, neve na u terrue para syve… Astrit breh!

Vdekjen e aktivistit të VV-së në Burgun e Prizrenit, Astrit Deharit, e ka pritur rënd deputeti i këtij subjekti, Fisnik Ismaili.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

“Astrit, breh! Dje fola me njerin, që më tregoi se je mirë, po mbahesh, edhe që na kishe ba shumë të fala. Mu ba fort qefi, edhepse me dhembje ka kalue çdo ditë prejse të futën qaty për kurrgja.

Sot, një sallë plotë me njerëz, bashkëaktivista, duartrokitëm gjatë, mbasi të përmendëm me fort krenari, që na përkujtove vazhdimisht se sa e padrejtë është kjo botë, e sa na motivon ti, për me kërkue drejtësi.

Sot, pa ra terri mirë përjashta, neve na u terrue para syve, e thellë në zemër, me lajmin që askush s’e ka pritë. Askush. Astrit, breh!!!”  (sic.), ka shkruar Ismaili në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version