Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj sulmit të fundit në Presidencë dhe djegien e veturave zyrtare, duke ngritur dyshimin se si është e mundur që askush nuk është arrestuar.
“Kadal pak. Kadal. 4 vetura të zyrtarëve u kallën edhe 2 sulme me flakë në ndërtesa që monitorohen 24 orë prej policisë brenda 3 javësh, edhe ASNJË i arrestuem, madje as i dyshuem? A po ma spjegon kush, hej?
Këto vepra janë tinzare edhe të papranueshme, e Skënder Hyseni ish dashtë deri tash, në një vend normal, ose me e angazhue policinë që e udhëheqë me i zanë këta kriminelë, ose me dhanë 3 herë dorëheqje deri tash.
Por ky s’është vend normal, sepse deputetët po i njajti i mban të arrestuem, për vepra të shpifuna, duke na shkelë edhe imunitetin, e arreston aktivista që kanë vendosë flamuj kombëtarë nëpër qytet.
Nëse përnime ka grup të ashtuquajtun “Qytetarë të pakënaqun”, atëherë ai grup e ka vendin në protestë ku qindra mija njerëz po dalin qe tri herë. Edhe kanë me dalë prapë, në protestë dinjitoze, me 26 mars.
Ndërsa keta tinzarët që po djegin e po thejnë qeto ditë, tashma po len me besue se janë veçse inskenime të lodhëta të vetë qetij pushteti, me u paraqitë viktima edhe me i frikësue qytetarët vërtetë të pakënaqun.
Dorëheqje të qeverisë duhet me kërkue tetanë menjëherë, jo veç të Skënder Hysenit!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Kadal pak. Kadal. 4 vetura të zyrtarëve u kallën edhe 2 sulme me flakë në ndërtesa që monitorohen 24 orë prej policisë…
Posted by Fisnik Ismaili on Saturday, March 12, 2016