Moderatori Fis Juniku ka qenë një prej banorëve më interesantë të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ai pati një qëndrim jetëshkurtër në shtëpi, mirëpo për aq sa qëndroi pati mundësinë për të treguar veten dhe personalitetin e tij.
E teksa në një nga emisionet e radhës të “Barber Shok” ka ftuar mikun e tij nga BBVK, finalistin Artan Thaqi, dyshja kanë biseduar për eksperiencën brenda shtëpisë.
Mes të tjerash ata kanë diskutuar edhe për femrat më joshëse të shtëpisë, ku Fisi ka përmendur emrin e Melisës.
“Melisa më është dukur e bukur edhe thosha qysh s’jam brenda sa ka qenë ajo”, u shpreh Fisi.
Kjo deklaratë e tij është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, teksa nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e vet Melisës. /Telegrafi/